UEFA do të vendos sot se në cilin grup do të përfundojë Përfaqësuesja e Kosovës në kualifikimet për Botërorin e Rusisë.
Në fakt, Komiteti Ekzekutiv është mbledhur në Basel sot në mëngjes.
Konferenca për shtyp do të mbahet në orën 12:30, ku edhe do të zbulohet edhe zyrtarisht nëse Kosova do të jetë në Grupin H apo I.
Kosova me 3 maj është pranuar në UEFA, ndërsa dhjetë ditë më vonë në FIFA. /Telegrafi/