Norvegjia është vendi me kushte më të mira për të jetuar gradë, ndërkaq Maqedonia është në pozicionin e 52, sipas raportit të ri të “Proverty is Sexist 2016”, njofton Portalb.
Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 168 shtete, ndërkaq ndër kriteriumet kryesore për zgjedhje janë BVP-ja për kokë në banor, qasja deri te llogaritë bankare, përqindja e grave në kompanitë e mëdha dhe paga në krahasim me burrat etj.
Në vendet e para radhiten, Suedia, Danimarka Islanda, Finlanda, Holanda, Australia, Zelanda e Re, Zvicra dhe Belgjika.
Maqedonia e ka marrë vendin e 52, ndërkaq vendet nga rrethi jonë, Greqia të 25, Kroacia të 35, Serbia 49, Bullgaria 43, Rumania 58. Turqia është në vendin 74, ndërkaq Shqipëria në vendin e 76.
Vendet me kushte më të rënda janë Nigeria, Somalia, Mali, JAR, Jemen, Kongo, Avganistan, Bregu i Fildisht, Çad etj. /Telegrafi/