Telegrafi

Ja në cilin vend fëmijët ushqehen me gji më së paku në botë

Kështu tregon një studim i bërë nga The Lancet. Në këtë shtet ka dalë se vetëm një nga 200 nëna ushqen fëmijën e saj me gji, apo vetëm 0.5%, pasi që fëmija të ketë mbushur 12 muaj.

Por ndryshe është në vendet tjera.

Në Gjermani përqindja arrin në 23, në Brazil me 56% kurse në Senegal foshnjat ushqehen nga nënat e tyre me gji deri në 99%.

E pse po ndodh kjo në ishull thuhet se shkak janë disa keqkuptime në lidhje me gjidhënien, pasi që mendohet se një gjë e tillë ndodh vetëm në vendet e varfra.

Por ekspertët janë përgjigjur se gjidhënia është mënyra më e mirë për ta ushqyer fëmijën, pa ndarë vendet e zhvilluara ose jo.