Nëse jeni si shumica e grave, padyshim që keni filluar të brengoseni se në cilën fazë të jetës pëlqimi i këngëve të Justin Bieber nuk është në rregull.
Një anketim me 2,000 britanikë zbulon moshat kur bashkëqytetarët fillojnë t’ju gjykojnë për rrobat që i vishni apo për aktivitetet në të cilat merrni pjesë, transmeton Telegrafi.
Pra, siç duket është e pahijshme t’ju pëlqejë një grup i djelmoshave pas moshës 36 vjeçare, të bëni tatuazhe dhe të keni piercing në stomak pas moshës 38 vjeçare, dhe të vishni xhinse të ngushta pas moshës 43 vjeçare.
* Duhet të ndaloni së bëri selfie në moshën 34 vjeçare (dikush duhet t’i tregojë Kim Kardashianit për këtë)
* Duhet të ndaloni së shkuari në pushime të djemve/vajzave dhe ta vizitoni Ibizën në moshën 40 vjeçare
* Duhet të ndaloni së përdoruri produkte të shumta për flokë në moshën 41 vjeçare
* Duhet të ndaloni së veshuri bluza të futbollit në moshën 42 vjeçare
* Duhet të ndaloni së shkuari në klube të natës në moshën 44 vjeçare
* Duhet të ndaloni së shkuari në festivale në moshën 45 vjeçare
* Duhet t’i preni flokët dhe të ndaloni së veshuri bikini në moshën 47 vjeçare
* Duhet të ndaloni së përdoruri rrjetin social Twitter në moshën 47 vjeçare
/Telegrafi/