Site icon Telegrafi

Ja ndryshimet e ligjeve që solli mbledhja e sotme e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë

Në mbledhjen e sotme të Gjykatës Kushtetuese, është hequr paragrafi 7 i nenit 35 të ligjit për sistem njësportelësh dhe udhëheqje me regjistër tregtarë dhe regjistër të personave tjerë juridik, me të cilin parashihet që shërbimet për regjistrimin e tregtarëve të vetëm dhe shoqëri tregtare përmes sistemit për E-regjistrim, të bëhen nga agjent të regjistrimit pa parapagim dhe shpërblim, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjykata gjithashtu hoqi nenin 61 të Ligjit për ndryshime dhe plotësime të ligjit për ndërtim, ndërkaq i refuzoi iniciativat ndaj nenit 69 të Ligjit për arsim të lartë dhe nenit 137, paragrafi1, pika4 dhe nenit 144, paragrafi 4 të Ligjit për të drejtën autoriale dhe të drejtat e lidhura. Gjykata nuk inicoi asnjë procedurë për nenin 10, paragrafi2 në pjesën: „me kusht që qasja në këto informacione të mos jetë e ndaluar me ligj të posaçëm“ nga Ligji për procedurë të përgjithshme administrative./Telegrafi/

Exit mobile version