Krejt ngjarja ka filluar kur njëri nga kamerierët e lokalit Bon Vivant, nuk ka pranuar që ta shërbejë Gerdovcin, me ç’rast ka kërkuar edhe ndihmën e Ukës, i cili punonte tash e një kohë si punëtor sigurimi i lokalit. Uka kishte tentuar që ta “zgjidh” problemin me myshteriun, duke provuar ta largojë Gërdovcin nga lokali, me ç’rast vjen edhe deri te incidenti tragjik.
Rrahman Uka i vrarë sot në lokalin Bon Vivant
Ndryshe, sot (e hënë) në rrugën ’Rexhep Luci’, në lokalin Bon Vivant, rreth orës 15:40, ka ndodhur një plagosje.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Telegrafin se “Policia e Kosovës ka arrestuar personin i cili ka shtënë me armë zjarri në drejtim të të plagosurit”./Telegrafi/