Site icon Telegrafi

Ja me kë do të ndeshen Majlinda dhe Nora në Botëror

Majlinda është në grupin A dhe në xhiron e parë do të ballafaqohet me garuesen nga Venezuela, Vanessa Cortesia, ndërsa Nora është në grupin B, e cila ndeshet me rumunen Loredana Ohai, raporton BotaSot.

Majlinda është bartëse e parë dhe favorite ndaj venezuelianes, ndërsa Nora ka sfidë të vështirë por pretendon fitore.

Majlinda vitin e kaluar me 27 gusht ka fituar titullin e botës në Rio, kur mundi në finale brazilianen, Erika Mirandan. Ajo edhe këtë kampionat synon paraqitje të madhe sërish të dalin triumfues, ndërsa Nora që renditej e shtata në Botërorin e vjetëm, sivjet shpreson në paraqitje edhe më dinjitoze.

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, si gjithmonë i matur, para nisjes ka thënë se pretendon të kthehen me medalje. Dhe krejt në fund, Majlinda në vitin 2014 ku do që ka marrë pjesë ka treguar formë të madhe dhe ka shkelur një nga një rivalet, duke dëshmuar superioritet dhe më së mirë u reflektua kur u bë kampione e Evropës në muajin prill në Montpellier të Francës. Telegrafi/
 

Exit mobile version