Site icon Telegrafi

Ja lloji i kreditit të qytetarëve të Maqedonisë

Qytetarët e Maqedonisë kanë rreth 140 milionë denarë borxhe në bankat e vendit. Prej tyre, 65.989 milionë denarë janë kredi për harxhime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për kredi banesore dhe renovim, qytetarët kanë borxh prej 33.368 milionë denarë. Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM), kreditë negative janë 11.870 milionë denarë, kredi tjera përfshijnë 2693 milionë denarë.

775 milionë denarë borxh janë të marra për hapësira afariste, kurse për kredi automobilash, 394 milionë denarë./Telegrafi/

Exit mobile version