Gjithsej 5 personave u është shqiptuar masa arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej 8 ditësh, disa persona përfituan padi penale ndërsa dhjetëra të tjerë do të përgjigjen penalisht pas trazirave të shkaktuara gjatë protestave qytetare, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Më datë 13.04.2016 nga ana e një turme demonstruesish është dëmtuar Zyra popullore e kryetarit të Republikës së Maqedonisë dhe të Ministrisë për drejtësi. Gjatë ndërhyrjes së zyrtarëve policor, për shkak të dyshimit se janë kryerës të veprës penale „Pjesëmarrje në turmë e cila do të kryejë vepër penale“ e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 385 të KP të RM, janë privuar nga lira personat në vijim:
- Zharko Zeçeviq (41) nga Shkupi,
2. Sibel Amet (22) nga Shkupi,
3. Ismet Idrizi (46) nga Shkupi,
4. Damjan Janevski (36) nga Shkupi,
5. Gorjan Atanasov (23) nga Shkupi,
6. Kristijan Karaxhovski (22) nga Shkupi,
7. Filip Nakovski (30) nga Shkupi,
8. Marjan Laks (38) nga Shkupi,
9. Krtse Gjoneski (35) nga Shkupi,
10. Nikola Arizanov (30) nga Shkupi,
11. Vangel Milevski (30) nga Shkupi,
12. Branimir Jovanoviq (36) nga Shkupi,
13. Sashi Rafajlovski (48) nga Shkupi.