Site icon Telegrafi

BE-ja me ligj do ta ndalojë shumimin e kafshëve në kafaz

Komisioni Evropian do të propozojë një ligj mbi ndalimin gradual të kafshëve në kafaz.

Vendimi u mbështet nga një shumicë e madhe e anëtarëve të Parlamentit Evropian në mes të muajit qershor dhe me konfirmimin e sotëm nga Komisioni Evropian, vendimi u bë zyrtar.

Komisioni deklaron se do të propozojë një ligj që gradualisht do të shfuqizonte dhe në fund të fundit do të ndalonte mbarështimin e kafshëve në kafaze deri në vitin 2027.

Ky vendim do të prekë drejtpërdrejt 300 milionë pula, derra, lopë, lepuj, rosa, pata dhe kafshë të tjera të mbajtura në kushte të këqija, raporton bbc.

Parlamenti Evropian dhe 27 qeveritë e vendeve të Bashkimit Evropian duhet të bien dakord për rregulloren dhe shtetet individuale do të jenë përgjegjëse për zbatimin e rregullave.

Standardet e BE-së për mirëqenien e kafshëve janë ndër më të lartat në botë, megjithëse më shumë se 90 për qind e lepujve të edukuar në BE janë vendosur në kafaze dhe në vitin 2019 gjysma e pulave janë në kafaze. /Telegrafi/

Exit mobile version