Mëngjesi i sotëm ka qenë i ftohët në Maqedoni, megjithatë meteorologët paralajmërojnë mot me diell. Berova dhe Mavrova ishin qytetet me temperaturë më të ulët të matur prej -2˚C, ndërkaq me e larta ishte në Dojran, 10˚C, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Temperatura në Tetovë e Manastir ishte 1˚C, pastaj Krusheva, Kriva Pallanka dhe Dibra, 2˚C, Strumica, Demir Kapia, Pozharani, Pozhari, Petroveci dhe Prilepi, 3˚C, Shtipi, Petrova dhe Ohri, 4˚C, Vinica, 5˚C, Topollçani, Gjurishte, Zajçev Rid, 6˚C, kurse Kumanova dhe Gostivari, 7˚C.
Siç bën të ditur Enti Hidro-meteorologjik, deri në mes të javës do të ketë mot me diell, i freksët dhe me erë të lehtë veriore. Nga e enjtja pritet që të shfaqen të reshura të shiut./Telegrafi/