Demë Shehu, i njohur si komandant Juniku i UÇK-së që është ndër të burgosurit e Grupit të Kumanovës i ka dërguar një letër mësuesit të djalit të tij, Sylë Shehu që sapo ka filluar në klasën e parë.
Ai në këtë letër ka apeluar që mësuesi i djalit të tij ta edukojë në rrugë të drejtë, për vlerat kombëtare si dhe vepra të dijes. Demë Shehu në mes tjerash shkruan ”Biri im Syla, është fëmijë i vogël, impulsiv, i këndshëm, i dashur dhe i mrekullueshëm. Mbi të gjitha është biri im, oksigjeni im, është një lule që i jep aromë të veçantë jetës time. Është dielli që shkëlqen shpirtit tim” thotë Demë Shehu në letrën drejtuar mësuesit të birit të tij./Telegrafi/