Site icon Telegrafi

Ja kush janë të dyshuarit kryesorë të lëndës ”Arka” të PSP-së

Sipas Tv Nova, të dyshuarit kryesorë në lëndën ”Arka” të PSP-së janë Sasho Mijallkov, ish-drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërbzulim (DSK), Goran Grujoski, drejtor i Departamentit të Pestë të DSK-s, shefi i zyrës së Mijallkovit, Toni Jakimovski, si edhe ish-ndihmësi i MPB-së dhe anëtarë i Këshillit drejtues të Telekomit, Nebojsha Stajkoviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Burime gjyqësore për këtë televizion thonë se Mijallkov, Jakimovski dhe Grujoski, në vitin 2010 kanë udhëtuar për në Londër dhe kanë ra në ujdi për blerje të pajisjeve përgjuese dhe trajnim për shfrytëzimi e këtyre pajisjeve për Drejtorinë e Pestë të DSK-së. Megjithatë, në vend që pajisjet të vijnë përmes MPB-së, në këtë ujdi është përfshirë pastaj edhe kompania ”Finzi”, si përfaqësues i MPB-së.

Ndërkaq, sipas lëndës së PSP-së, kompania ”Finzi”, në marrëveshje me DSK-në dhe MPB-në, e ka rritur dyfish çmimin e pajisjeve. Dyshimet që lindin këtu janë se si mundet që një kompani e themeluar në vitin 2009 dhe pa asnjë të punësuar dhe as para për të blerë pajisje të tilla, është zgjedhur si partnere e MPB-së./Telegrafi/

Exit mobile version