Ndonëse në Kosovë paga mesatare vlerësohet të jetë diku rreth 300 euro, bartës të institucioneve publike në Kosovë del të kenë pagë shumë herë se sa bashkëqytetarët e tyre.
Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit për vitin 2016 del se Drejtori Menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale, Adrian Zalli dhe Guvernatori i Bankës Qendrore, Bedri Hamza, e kanë pagën me të lartë vjetore në Kosovë.
Sipas këtij deklarimi i pari që prinë për pagën me të madhe në vend është Drejtori Menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale, Adrian Zalli, i cili ka pagë vjetore së bashku me mëditje hiç më pak se 62 mijë e 686 euro në vit. Zalli ka të kursyer në bankën BKT 162 mijë e 214 euro, ndërsa në Chase Bank, në New York, i ka të kursyera 15 mijë e 972 euro, shkruan “Zeri.info”.
Ndërsa, jo shumë larg tij nuk qëndron as Guvernatori i Bankës Qendrore, Bedri Hamza, paga vjetore e të cilit është 51 mijë e 944 euro.
Marrë në total paga e këtyre dyve gjatë një viti është 114 mijë e 630 euro.