Site icon Telegrafi

Ja kush është personi i vrarë nga polici në Strellëc të Deçanit

Mësohet se viktima është Ilmi Lufaj rreth moshës 35 vjeçare nga fshati Strellëc i komunës së Deçanit.

Lufaj është vrarë me armë zyrtare nga një polic i stacionit policor të Deçanit. Ende nuk dihen rrethanat dhe arsyet e vrasjes.

Një banor i fshatit Strellëc i ka thënë zeri.info se as familja ende nuk i ka mësuar arsyet e vrasjes.

Ndërkohë polici që ka kryer vrasjen është i një fshati ngjitur me fshatin e viktimës. /zëri/

Exit mobile version