Telegrafi

Ja kush është i dashuri i Kendall Jenner (Foto)

Modeloj Kendall Jenner, dhe këngëtari Rakim Mayer, i njohur ndryshe me emrin artistik A$AP Rocky, janë në lidhje, konfirmon portali Page Six.

Rreperi dhe producenti 27 vjeçar, është kapur me motrën e Kimit, në një restaurant në Harlem.

“Ishin të përqafuar, flirtonin me njëri-tjetrin dhe silleshin si të ishin një çift”- ka rrëfyer një burim për portalin.

Para disa javësh, 20-vjeçarja u kap gjithashtu duke ecur rrugëve të Parisit me rreperin. Prej kësaj nisën edhe spekulimet për një lidhje të mundshme mes tyre./Telegrafi/