Adele nuk është femra më e pasur në industrinë muzikore Irlandeze dhe Britanike.
Sipas një analize të bërë nga “The Sunday Times”, ky pozicion këtë viti është zënë nga këngëtarja dhe autorja e teksteve, Enya, me një vlerë prej 91 milionë paund.
Edhe pse të ardhurat e Enya janë rritur vetëm me 1 milion paund vitin e fundit, ajo përsëri është më e pasur se Adele.
Adele renditet në vendin e 30 në “Music Millionaires of Britain and Ireland Top 50”, ndërsa Enya renditet dy pozicione para saj, në vendin e 28-të.