Site icon Telegrafi

Ja kush e fiton kampionatin dhe kush bie nga liga në Angli (Foto)

Këto janë rezultatet që kanë dalë nga një studim i bërë në lidhje më mënyrën se si do të mbyllet sezoni aktual në Ligën Premier.

Përllogaritja, e bërë nga një kompani amerikane statistikash, është arritur pasi çdo ndeshje e këtij sezoni është simuluar 10.000 herë.

Sipas studimit Arsenal ka 45.4% të mundësive për ta mbyllur kampionatin në vendin e parë, 3% më shumë se Manchester City.

Manchester United parashikohet se nuk do ta mbyllë kampionatin mes 4 të parëve Leicester kryeson aktualisht kampionatin, por ka vetëm 4.4% të mundësive për të qenë në vendin e parë më 15 majin e ardhshëm, ndërsa mundësia që titulli të fitohet nga Tottenham është 5.6%.

Nuk mungojnë lajmet e këqija për Manchester United e Van Gaal që, gjithmonë sipas studimit, nuk do të arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për herën e dytë në tre vitet e fundit. “Djajtë” kanë 48% të mundësive për të qenë pjesë e katër ekipeve të para në Ligën Premier.

Arsenal, Man City, Tottenham dhe Leicester janë skuadrat që pritet të përfaqësojnë Anglinë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Mundësia që Chelsea të realizojë përmbysjen e madhe dhe ta mbyllë sezonin me 4 të parëve është 3.3%.

Rënia e Aston Villa në Championship është pothuajse e sigurt: 99.9%. Sunderland (74.7%) dhe Norwich (41.3%) janë dy skuadrat e tjera që do t’i bashkohen Villas.

 

Exit mobile version