Telegrafi

Ja kush dyshohet për votuesit e rrejshëm nga Pusteci i Shqipërisë dhe Dragashi i Kosovës

Kryetari i komunës së Pustecit të Shqipërisë, Edmond Temelko dhe inspektori i policisë, Mumir Pepiq, dyshohen si autorët e manipulimeve me votuesit e importuar nga Shqipëria dhe Kosova.

Sipas portalit Dokaz, Temelko dhe Pepiq janë në mesin e të dyshuarve nga Prokuroria Speciale si pjesë e grupit kriminal që ka bërë keqpërdorime dhe manipulime zgjedhore, duke importuar votues të rrejshëm nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët janë pajisur me letërnjoftime false.

Derisa Temelko theksoi se nga mediat kishte dëgjuar për Pepiqin, në një fotografi shihen bashkë./Telegrafi/