Me këtë rast, sipas rezultatit të zgjedhjeve të 8 qershorit të vitit të kaluar, deputetja e radhës që do të zëvendësojë Teuta Sahatqinë është Mirjeta Kalludra, e cila ka qenë e renditur ne vendin e 57 të Listës së kandidatëve të LDK-së dhe e cila ka marrë gjithsej 6135 vota, transmeton botapress.
Deputetja e ardhshme Mirjeta Kalludra është nga Klina dhe ka qene kandidate e Degës së LDK-së nga kjo Komunë. Është menaxhere e një kompanie private.