Edhe pse akoma nuk ka marrë detyrën e saj zyrtare si ambasadore e Kosovës në Itali, Alma Lama shumë shpejt më nuk do të jetë deputete e Kuvendit të Kosovës.
E pas marrjes së detyrës në krye të ambasadës së Kosovës në Itali, Lamën do ta zëvendësoj në Kuvendin e Kosovës, Kimete Bytyçi.
Burime të “zeri.info”, brenda Lidhjes Demokratike e kanë konfirmuar se Kimete Bytyçi do ta zëvendësoj Alama Lamën.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare Bytyçi kishte arritur që ti siguroj gjithsej 5 mije e 986 vota, raporton “zeri.info”.
Kimete Bytyçi gjatë periudhës 2004-2010 ka qenë anëtare e Kuvendit Komunal në Suharekë.
Ndërsa, ajo ka qenë edhe deputete e Kuvendit të Kosovës në periudhën e katërt legjislative.
Po ashtu Bytyçi është anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që nga viti 2006.