Telegrafi

Ja kur të vijë zyrtarizimi i Ibras te Unitedi

Manchester United do ta kompletoj marrëveshjen me Zlatan Ibrahimoviqin, para fillimit të Euro 2016, sipas Sky.

Dihet se nënkryetari ekzekutiv i Manchester United Ed Woodward dhe menaxherët e suedezit janë duke finalizuar një kontratë një vjeçare, pasi Jose Mourinhon është i vendosur që ta bëjë Ibrahimovicin transferimin e parë të tij në Old Trafford.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Ky do të jetë si transferim i lirë, pasi atij i skadon kontrata me ekipin aktual, Paris Saint-Germain, para ndeshjes së parë të tij me Suedinë në Euro 2016, që luan me Irlandën më 13 qershor, transmeton Koha.net.

Sipas “Sky sports”, Ibrahimoviq është i vetmi sulmues që Mourinho dëshiron ta marrë në ekipin e tij gjatë kësaj vere.