Telegrafi

Ja kur do të arrijë pajisja e fundit e realitetit virtual nga Sony dhe si do të duket

Raporti i Bloomberg, i cili kryesisht i referohet paneleve LCD dhe VR, kësaj radhe gjithashtu përmend që Sony ka në plan të shpallë një pajisje të re VR në fund të vitit 2022.

Vihet re se Sony po planifikon të “përdorë panelet OLED Samsung Display Co. në pajisjen e ardhshme PlayStation VR “.

Këto syze të gjeneratës së ardhshme do të lëshohen gjatë “periudhës së pushimeve vitin e ardhshëm”, transmeton Telegrafi.

Lëshuar për herë të parë në vitin 2016, Sony ka shitur mbi pesë milionë pajisje PlayStation VR deri më tani.

Kjo nuk duket shumë kur mendon se ka mbi 115 milionë konsola PS4 të shitura (dhe 8 milionë konsola PS5, të cilat gjithashtu i mbështesin ato), por është padyshim e mjaftueshme që Sony të fillojë të punojë në një pajisje të re dhe të përmirësuar.

Duke pasur parasysh trajektoren e pajisjeve kompjuterike VR, kjo mund të nënkuptojë potencialisht një pajisje më të vogël, më të lirë dhe ndoshta më të fuqishme. /Telegrafi/