Telegrafi

Ja kur publikohet bashkëpunimi i Gentës me Etnon (Foto)

Grupi Etnon dhe Genta Ismajli kanë realizuar projektin e tyre të përbashkët.

“Shake it” mban titullin kënga që ka bashkuar artistët e njohur në një projekt që pritet të jetë hit, transmeton Telegrafi.

Kënga do të vijë e realizuar me videoklip, xhirimet e të cilit tashmë kanë përfunduar nga produksioni “Max Production” dhe pritet që të publikohet të shtunën me 5 mars.

Kënga është prodhim i Black Fish Entertainmet dhe është ritmike.

Ndryshe Genci ditë më parë ka paralajmëruar se ka vendosur që ta zgjerojë kompaninë e tij muzikore duke futur si pjesë të tij edhe shumë artistë e muzikantë të rinj. /Telegrafi/