Telegrafi

Ja kur i përshtatet syrit tuaj kirurgjia me laser

Veçanërisht është e përshtatshme në rast të miopisë deri -10 dioptri, hiperopisë deri në 4 dioptri dhe astigmatizmit deri në një cilindër prej 5 dioptri.

Si parim, syri duhet të jetë i zhvilluar plotësisht dhe të jetë i qëndrueshëm. Nëse ju jeni nën moshën 18 vjeçare, atëherë rekomandohet që të prisni ende mjekimin.

Edhe pacientët tek të cilët problemi refraktiv (dioptria) është ndryshuar në muajt e fundit në mënyrë të dukshme, është mirë që të presin për ndërhyrje laserike.

Përveç kësaj, shkruan Idea, ekzistojnë disa sëmundje paraprake si p.sh. perdja e syrit, tek të cilat mjekimi me laser nuk rekomandohet gjithnjë.

Për dallim nga të lartpërmendurit, mjekimi LASIK/PRK/LASEK mund të aplikohet në rastet:
– kur pacientët nuk i mbajnë lentat e kontaktit, apo kanë vështirësi në mbajtjen e tyre
– kur pacientët, për shkaqe profesionale, duhet të heqin dorë nga syzet ose lentat e kontaktit
– kur sportistëve, syzet apo lentat e kontaktit u shkaktojnë pengesa në aktivitetet e tyre
– kur njerëzit thjesht nuk duan të mbajnë as syze dhe as lente kontakti
/Telegrafi/