Site icon Telegrafi

Ja kur është ditë jo pune në Maqedoni

Qytetarët e besimit ortodoks do të kenë mundësi fundjave më të gjatë, për shkak të festës së ardhshme, që përfshihet në kalendarin e tyre të festave fetare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Më 17 qershor, ditë e premte, është ditë jo pune. Kësaj i bashkangjiten edhe ditët e fundjavës. Në këtë ditë bie festa e zbritjes së shpirtit të shenjtë mbi dishepjut e Jezusit, pas ngjitjes së tij në qiell. Kjo festë mbahet në të dielën e shtatë, pas Pashkëve.

Festa e ardhshme pas kësaj të 17 qershorit, është ajo e muslimanëve, pra Fitër Bajrami./Telegrafi/

Exit mobile version