Në mëngjesin e sotëm, ”Revolucioni Laraman” e ka ngjyrosur Agjencinë për Informim të Maqedonisë (AIM), si një porosi drejtuar korrespondentit të saj nga Brukseli, Boban Nonkovik, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ky reagim ka ardhur pasi që Nonkovik, në profilin e tij në Facebook, ka shënuar se duhet të përdoren fishekë të vërtetë kundër demonstruesve, në vend të atyre të gomës, siç kishte përmendur drejtoresha e teatrit, ”Komedia”, Jelena Zhugiq.
„Nuk mund të vrasësh ide“, „Qëllo, kot e ke“, „Ju keni plumba, ne kemi ide. Nuk mund të vrasëshide. Nuk mund të fshehësh ide“ janë porositë e Revolucionit, drejtuar korrespondentit të AIM-së.
Gjithashtu lexo: Nonkovik: Për protestuesit jo plumba gome por plumba të vërtetë (Foto)
Gjithashtu lexo: Jelena Zhugik kërkon plumba gome kundër protestuesve! (Foto)