Telegrafi

Ja ku i ruajnë rusët motoçikletat e tyre gjatë dimrit (Foto)

Dimri ka trokitur në dyert e Rusisë, dhe pasi që kjo nuk është stinë për ngasje të motoçikletave, për shkak se rrugët janë të rrëshqitshme – atëherë, patjetër duhet gjetur vend për magazinimin e tyre.

Sidoqoftë, rusët kanë një traditë të çuditshme – respektivisht, një vend të posaçëm ku i ruajnë motoçikletat gjatë dimrit – askund tjetër pos në apartamentet e tyre.

Madje, ata janë aq shumë krenarë me motoçikletat që posedojnë, sa që u bëjnë vend atyre brenda hapësirës ku jetojnë – edhe po të jetë ajo një banesë njëdhomëshe.

Se si duket kjo, do të shihni në fotogalerinë që ua sjellim në vijim. (ngjyra.com)