Partia të cilën deri para dy muajsh e udhëhoqi, PDK, po mban Konventën për zgjedhjen e liderit të ri, ndërsa Hashim Thaçi opo relaksohet duke shijuar borën e bjeshkëve të Sharrit.
Ish lideri i PDK-së, presidenti i vendit përmes një postimi në facebook, ka shprehu admirim për bukuritë e Sharrit dhe Kosovës.
“Është java e dyte e majit, e në Kosovë ende vazhdojnë të reshurat e borës. A nuk është i mrekullueshëm Sharri dhe Kosova jonë në të katër stinët? HTH” (sic), ka shkruar Thaçi, duke postuar disa fotografi. /Telegrafi/