Telegrafi

Ja ku është më ftohtë dhe ku ka më shumë shi në Maqedoni

Sipas Institutit Hidrometerologjik të Maqedonisë më shumë shi ka rënë në Kumanovë me 44 litër për metër katror ndërsa më pak shi ka ra në Prilep, me 3 litër për metër katror, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në venbanimin Pozharane ka ra 29 litër për metër katror, 26 litër për metër katror në Mavrovë, 25 litër për metër katror në Berovë, Kriva Pallankë dhe Dojram. Telegrafi Maqedoni njofton se në Tetovë, Manastir dhe Shkup ka pasur reshje prej 15 litër për metër katror.

Më ftohtë në Maqedoni ka qenë në vendbanimet e Luginës së Lazarit. Më ngrohtë është në Shkup, Strumicë, Dojran, Gjevgjeli dhe Kumanovë. Tetova arrin temperatura prej 9 gradë celsius./Telegrafi/