Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë, në vazhdim të mbledhjes së 98-të me radhë, e sollën Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për formimin e Task forcës mjekësore ballkanike, e arritur ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, të qeverisë së Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas ministrit të mbrojtjes Zoran Jolevski, kjo Marrëveshje e bën Shkupin seli të kësaj force dhe sigurohet bashkërendimi i këtyre forcave në kushte të katastrofave natyrore dhe referimi i tyre në misione të përbashkëta.
Gjithashtu u soll edhe Ligji për ratifikimin e ndryshimit të Protokollit 4 të Marrëveshjes për stabilizim-asocim ndërmjet bashkësive evropiane dhe vendeve anëtare, në njërën anë dhe Maqedonisë në anën tjetër. Kuvendi votoi edhe ndryshimet e Ligjit për mbrojtje dhe shpëtin dhe Ligjin plotësues për gjelbërime.
Ligjet tjera që u votuan sot janë edhe ai për Shërbim në ARM, Ligji për veprimtari hotelerike, si edhe plotësimin e Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme./Telegrafi/