Organizatat jo qeveritare të mbledhura nën ombrellën ”Protestoj” mbrëmë kanë prezentuar 8 kërkesa drejtuar qeverisë, ndërkombëtarëve dhe presidentit, njofton Telegrafi.
Protestuesit kanë prezentuar këto kërkesa:
-Tërheqjen e menjëhershme të vendimit të presidentit Gjorge Ivanov.
-Të jep dorëheqje Ivanov.
-Gjykata Kushtetuese të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike.
-Të formohet një departament special në Gjykatën Penale i cili do të jetë kompetente për lëndët që janë nën kompetencën e PSP-së.
-Tërheqjen e menjëhershme të datës së mbajtjes së zgjedhjeve më 5 qershor.
-Në bisedimet për krizën politike në vend, të kyçet sektori civil.
-Bisedimet për zgjidhjen e krizës të bëhet në territorin e Maqedonisë.
-Formimin e një qeverie kalimtare e cila do t’i implementojë deri në fund reformat urgjente nga raporti i Pribe-së.
Protestuesit kanë kërkuar që këto kërkesa të fillojnë zbatohen menjëherë ose përndryshe protestat nuk do të ndalen./Telegrafi/