Telegrafi

Ja kërkesat e administratës gjyqësore drejtuar qeverisë

Ka përfunduar protesta tre ditore e administratës gjyqësore, që për sot ishte paraparë të protestohet në rrugë, duke marshuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Organizatorët shpalosën kërkesat e tyre, si: tërheqja e ligjeve të këqija për administratën, pagesa e 5%-it të premtuar, rritjen e rrogave, kthimi i orarit të punës nga 7:30 deri në 15:30, si edhe ndërprerja e vlerësimit dhe dënimit të të punësuarve.

Protesta u mbështet edhe nga Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve medial, Sindikata e shërbimit diplomatik, Konfederata e organizatave sindikale, lëvizja majtiste ”Solidariteti”, Sindikata shumëetnike për arsim, Sindikata e punëtorëve të kulturës, si dhe E majta./Telegrafi/