Site icon Telegrafi

Ja incidenti i plotë në ndeshjen Serbi – Shqipëri (Video)

Gjithçka nisi kur një Flamur Kuqezi në mënyrë shumë kreative fluturoi mbi stadium.

Tifozët serbë u irrituan duke hedhur gjësende në fushë dhe duke detyruar gjyqtarin të ndërpresë takimin në pritje të qetësimit të situatës.

Por, kur Mitrovic e kapi flamurin për ta hequr nga fusha, ndërhyri Xhaka dhe aty nisi një sherr i madh, në të cilin u përfshinë të gjithë lojtarët në fushë dhe ata të stolit.

Shikoni të plotë incidentin nga fillimi e deri në fund, kur edhe tifozët hynë në fushë për të sulmuar lojtarë tanë, por Lorik Cana intervenoi për të grushtuar tifozët agresivë serbë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version