Site icon Telegrafi

Ja gjesti i Shaqirit që gëzoi fëmijët e Prishtinës (Foto)

Ylli botëror i futbollit, Xherdan Shaqiri është duke i kaluar pushimet në Kosovë, teksa gjatë ditës është parë në Prishtinë.

Sulmuesi kosovar, Xherdan Shaqiri, tashmë gjendet në kryeqytetin e Kosovës, ku po edhe po i kalon disa ditë të pushimeve verore.

Kjo pasi futbollisti i Stoke Cityt është parë gjatë ditës së sotme në lagjen Tophane, aty ku edhe ka vizituar disa fëmijë.

Ky lajm është konfirmuar nga këshilltari për media i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, Faton Abdullahu, i cili ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet Shaqiri i rrethuar nga disa fëmijë të asaj lagjeje.

Megjithatë sulmuesit nga Zhegra e Gjilanit i kanë mbetur vetëm edhe pak ditë, parë se të udhëtojë drejt Anglisë për t’i nisur përgatitjet për sezonin e ri me skuadrën e tij, Stoke Cityn. /Telegrafi/

Exit mobile version