Zv. ministri plotësues i punës dhe politikës sociale, Diem Spasov, nuk është i vetmi funksionar i OBRM-PDUKM-së që ka qenë pjesë e aksidenteve të ndryshme dhe që ka ikur nga vendi i ngjarjes, përjcell Telegrafi Maqedoni.
Më herët, një gjë të ngjashme e kanë bërë dy kryetarë komunash të kësaj partie. Edhe këta kanë ikur, njëri nga vendi i ngjarjes, e tjetri nga përgjegjësia për fatkeqësi komunikacioni, ku ka patur të lënduar rëndë.
Bëhet fjal për Borçe Stamenov, kryetar i komunës së Dojranit, i cili ka lënduar dy presona. Në këtë rast, policia ka tentuar që ta fshehë aksidentin. Nuk dihet nëse ka proces gjyqësor për këtë rast.
Pastaj, Miodrag Jovanoviq, ish-kryetar i komunës së Nagoriçanit të vjetër, ka shkaktuar vdekjen e një personi, ndërkaq është dënuar me 15 muaj burg.
Dejan Mitrovski – Urko, ish-truproja i Nikolla Gruevskit, ka shkaktuar vdekjen e një presoni. Ai është paditur penalisht nga MPB-ja, ndërkaq rasti gjendet në gjykatë.
Alen Zekirov, ish-truproja i Sasho Mijallkovit, ka shkaktuar vdekjen e një personi, është dënuar vetëm 6 muaj burg./Telegrafi/