Site icon Telegrafi

BE-ja me “fjalë të mira”, por ende nuk konfirmon heqjen e vizave

Në Bruksel, të mërkurën, është zhvilluar takimi i kryetarit të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, dhe kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, nga i cili nuk kanë dalë shumë detaje, pos komunikatës që ka lëshuar Zyra e kryeministrit të Kosovës dhe disa fjalive që kanë dhënë jozyrtarisht burimet e Komisionit Evropian.

“Presidenti Juncker takoi kryeministrin Mustafa në praninë e përfaqësueses së lartë dhe nënkryetares Mogherini. Ata diskutuan për progresin e mirë që ka bërë Kosova në Udhërrëfyesin e liberalizimit të vizave dhe për gjendjen aktuale në implementimin e marrëveshjeve nga dialogu Beograd-Prishtinë”, është krejt çfarë është thënë nga burimet e Komisionit Evropian, shkruan sot Koha Ditore.

Burimet e BE-së qëllimisht vazhdojnë të përdorin termin “përparim” kur flasin për përmbushjen e kritereve nga Kosova për liberalizimin e vizave dhe nuk kanë mundur të vërtetojnë atë që ka thënë ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, se kinse në takim është “konstatuar se Kosova me sukses i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave”.

Exit mobile version