Site icon Telegrafi

Ja emrat e ministrave të Qeverisë së re në Shqipëri

Kryeministri, Edi Rama, i shoqeruar nga kabineti i tij qeveritar, duke ecur ne bulevardin, "Deshmoret e Kombit", per te shkuar ne godinen e Kryeministrise, pasi kane bere betimin tek Presidenti, Bujar Nishani.

Edi Rama i ka tashmë 74 vota dhe mund të qeverisë i vetëm ndërkohë që për momentin, kokëçarja më e madhe e tij, nëse mund të quhet e tillë, është bërja e kabinetit të ri që do të drejtojë vendin nga shtatori.

“Balkanweb” shkruan se Rama ka menduar për dy risi në qeverinë e tij të re.

Konkretisht raportohet se ai ka menduar të krijojë një ministri shtetit për Rajonin, në krye të së cilës pritet të shkojë Pandeli Majko.

Si edhe mundësia që përbërja e kabinetit të ri të respektojë “kuotat gjinore”.

Lista paraprake e kabinetit “Rama 2”

Edi Rama – Kryeministër

Fatmir Xhafaj – Ministër i Brendshëm

Anastas Angjeli – Ministër i Financave

Arben Ahmetaj – Ministër i Ekonomisë

Damian Gjiknuri – Ministër i Transporteve

Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë

Olta Xhaçka – Ministre e Punëve të Jashtme

Ditmir Bushati – Ministër i Integrimit

Almira Xhembulla – Ministre e Mjedisit

Pandeli Majko – Ministër Shteti për Rajonin

Exit mobile version