Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar kanë arritur një marrëveshje tregtare pas Brexit, duke i dhënë fund muajve të mosmarrëveshjeve mbi të drejtat e peshkimit dhe rregullat e ardhshme të biznesit.
Downing Street njoftoi përmes një deklarate se “Kemi arritur marrëveshjen rreth Brexit dhe tani ne mund të përfitojmë plotësisht nga mundësitë fantastike në dispozicion për ne”, raporton bbc.
Kryeministri britanik, Boris Johnson së shpejti do të mbajë një konferencë shtypi, duke njoftuar marrëveshjen, e cila vjen pas muajsh grindjeje në Bruksel, transmeton Telegrafi.
“We have finally found an agreement. It was a long and winding road but we have got a good deal to show for it”
European Commission President Ursula von der Leyen says "it is fair, it is a balanced deal and it is the right and responsible thing to do"https://t.co/OmEeMh6LuI pic.twitter.com/oTk2nnnQfu
— BBC Breaking News (@BBCBreaking) December 24, 2020
Në një konferencë shtypi në Bruksel, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se “Kjo ishte një rrugë e gjatë dhe me dredha-dredha, por ne kemi një marrëveshje të mirë për ta treguar atë”.
“Është e drejtë, është një marrëveshje e ekuilibruar dhe është gjëja e duhur dhe e përgjegjshme për të dyja palët”, shtoi ajo.
Johnson publikoi në llogarinë personale në Twitter një fotografi duke buzëqeshur me të dy gishtat e mëdhenj të ngritur në ajër. /Telegrafi/
The deal is done. pic.twitter.com/zzhvxOSeWz
— Boris Johnson (@BorisJohnson) December 24, 2020