Telegrafi

Ja detajet e reja rreth sulmit ndaj policëve në Tetovë

SPB e Tetovës njofton se janë dorëzuar dy të dyshuarit e rastit të sulmit ndaj punonjësve të policisë, të cilët kishin për detyrë arrestimin e një personi të dënuar me një vit burg, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Banë e birë, A. I (69) dhe I. I (44) janë paraqitur në polici, bashkë me avokatin e tyre mbrojtës. A. I dyshohet për ”tentimvrasje”, kurse I. I për ”sulm ndaj personit zyrtar, gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”.

Qy të dyve u është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditorë, që të premten e javës së kaluar./Telegrafi/