Telegrafi

Ja detajet e modeleve të reja të laptoptëve MacBook Pro 2016!

 

Versioni i ri i laptopit të famshëm të Apple MacBook Pro 2016 duket se do të jetë tejet i avancuar.

Sipas raporteve të shumta, Apple është duke menduar t’i eliminojë butonat me funksione në fillim të tastierës në favor të shiritit OLED që do të jetë i ndjeshëm në prekje.

Thashethemet më të reja që vijnë nga analisti i KGI Securities Ming-Chi Kuo pretendojnë se linja e re e laptopëve të Apple do të sjell modele më të holla, më të lehta dhe Touch ID – teknologjinë për njohjen e gjurmëve të gishtave, tipar që më parë ka qenë vetëm në pajisjet mobile të kompanisë.

Në versionet e reja të laptopëve pritet të vijnë edhe portet Thunderbolt 3 dhe USB-C, procesorët më të ri Skylake dhe grafikat AMD 400 Polaris.

Apple thuhet se do t’i lansojë modelet e reja të laptopëve MacBook në tremujorin e fundit të këtij viti, që i bie se këto modele nuk do të shfaqen më 13 qershor të këtij viti.