Afati për regjistrimin e veturave në Maqedoni që janë më të vjetra se 2005 kalon më 1 korrik të këtij viti, ndërkaq pas kësaj date, do të mund të regjistrohen vetëm veturat e përdorura të standardit ”Euro4”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ata që blejnë vetura të përdorura të standardit ”Euro3”, do të mund t’ua paguajnë doganën deri më 30 qershor, kurse vendimi për kufizim është sjellë më 2013 dhe është shtyrë disa herë.
Veturat me standarde të ulta janë një nga ndotësit e ajrit./Telegrafi/