Sot Lëvizja Besa, Uniteti, PPD dhe RDK e Fadil Zendel-it janë takuar për të diskutuar hapat e tyre për të ardhmen. Ata kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku numërohen disa kërkesa dhe vendime, njofton Telegrafi Maqedoni.
”-Gjorgi Ivanov ta shfuqizojë vendimin për falje të të gjithë personave që janë cak i hetimeve të Prokurorisë Speciale Publike në Maqedoni
-Me ndihmën e faktorit ndërkombëtar të gjendet mënyrë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve deri në plotësimin e të gjitha kushteve të parapara në Marrëveshjen e Përzhinos
-T’u ushtrohet trysni katër partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos që ato ta zbatojnë sa më shpejt atë” thuhet në komunikatën e përbashkët.
Nga Lëvizja Besa, Uniteti, PPD dhe RDK e Fadil Zendel-it thonë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 qershor 2016, të shpallura nga Kryetari i Kuvendit, nuk mund të mbahen./Telegrafi/