Site icon Telegrafi

Ja deklarata e gazetarit Dragan Pavlloviq-Llatas pas daljes nga PSP-ja

Pas përfundimit të takimit në Prokurorinë Speciale, gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas ka deklaruar se bashkë me gazetaren Ivona Talevska, kanë kërkuar që të inicohet procedurë penale për publikimin e bisedave të përgjuara në Youtube, nga një person anonim, i regjistruar si Nikolla Teslla, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, detajet private që janë publikuar janë të montuara, për të tingëlluar si përmbajtje seksuale, pasi që sipas tij, origjinali nuk përputhet me përmbajtjen e publikuar. Në bisedën tre orëshe me PSP-në, Llatas kërkoi që kjo prokurori të veprojë sipas Ligjit./Telegrafi/

Exit mobile version