Korrja e grurit pothuajse ka përfunduar, ndërkaq çmimi, varësisht nga cilësia, lëviz nga 6 deri 9.5 denarë për kilogram, megjithëse mesatarisht është 8 deri 8.5 denarë për kilogram, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Eftim Shaklev nga Asociacioni i bujqive thotë se një pjesë e tyre nuk janë të kënaqur me këtë çmim, kurse velo Tantarov nga Lidhja e bujqive të Maqedonisë thotë se mullixhinjtë kanë blerë grurin me çmim jashtëzakonisht të lirë, prandaj duhet që ta ulin çmimin e miellit.
Pritet që këtë vit, nga një hektarë tokë me grur, të dalin deri 3850 kg grurë, ndëkaq është përshëndetur masa qeveritare prej 6000 denarësh shtesë mbështetje për një hektar. Edhe masa tjetër shtetërore e ofrimit të hambarëve në Prilep dhe atë të ”Zhito Vardar” do të jetë një ndihmesë e madhe për bujqit, të cilët do të mund ta deponojnë grurin, për të pritur një rritje të mundshme të çmimit./Telegrafi/