Site icon Telegrafi

Ja çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Nga mesnata çmimet e derivates së naftës do të ndryshojnë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas vendimit të sotshëm Komisioni Rregullator për Energjetikë, benzina shtrenjtohet për gjysmë denarë dhe për një denar përderisa çmimi i dizelit mbetet i njëjtë.

Çmimi i Eurosuper BS 95 do të kushtojë 62,00 den/lit, përderisa çmimi me pakicë i Eurosuper BS 98 do të kushtojë 63.50 den/lit.

Çmimi me pakicë i Eurodizel dhe vajit ekstra të lehtë (El 1), nuk do të ndryshohen edhe atë çmimi me pakicë i Eurodizel kushton 44.00 den/lit, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë (El 1) do të kushtojë 32.50 den/lit. Mazuti do të shitet për 16.931 den/kg. Këto çmime do të vlejnë për dy javët e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version