Çmimet shitëse me pakicë të benzinës, dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të ulen nga mesnata e sontme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komisioni Rregullator Energjetik vendosi që për gjysmë denari e deri më 1 denar do të ulen çmimet e derivateve. Kështum EUROSUPER BS-95 do të shitet për 66 denarë/litër, kurse EURODIESEL do të shitet për 52.5 denarë/litër.
Vaji Ekstra i lehtë do të shitet për 41 denarë. EUROSUPER BS-98 do të shitet për 68.5 denarë/litër./Telegrafi/