Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka vendosur që në dy javët e ardhshme të ulet çmimi i derivateve të naftës, tranmseton Telegrafi Maqedoni.
Edhe benzina, por edhe dizeli do të kenë çmim më të ulët, për gjysëm denari. Pra, çmimi me pakicë për EUROSUPER BS-95 do të jetë 63 denarë/litër, për EUROSUPER BS-98 do të jetë 64.5 denarë/litër, për EURODIZEL (DEV) do të jetë 49.5 denarë/litër dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (El-1) do të jetë 38 denarë/litër.
Çmimi i mazutit do të jetë 21.78 denarë/litër. Këto çmime hyjnë në fuqi në mesnatën e sontme./Telegrafi/