Rritja e akcizës së duhanit për tre denarë do të ndikojë në rritjen e çmimit të cigareve, gjithashtu për tre denarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Çmimi i ri i cigareve do të zbatohet nga 1 korriku. Rritja e fundit e çmimeve të cigareve u bë në shkurt të këtij viti, edhe atë për pesë denarë.
Kjo është hera e fundit që rritet çmimi i cigareve për këtë vit, ndërkaq në fillim të vitit 2017, do të ketë rritje tjetër prej 4 denarësh për pako./Telegrafi/