Site icon Telegrafi

Ja çka u bisedua në takimin Kasami-Baily (Video)

Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni Jess Baily ka filluar takime intenzive me kryetar të partive të vogla opozitare joparlamentare. Më herët u takua me Pavle Trajanov nga LDP, Tito Petkovskin nga PRSD dhe më vonë ka realizuar takim me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, njofton Telegrafi Maqedoni.

Që të dy biseduan për gjendjen aktuale politike në Maqedoni, për Marrëveshjen e Përzhinos dhe për zgjedhjet e 5 Qershorit.

Në komunikatën e lëshuar nga Lëvizja Besa thuhet ”Me këtë rast Kasami e njoftoi Ambasadorin Baily me aktivitetet e Lëvizjes BESA, me ngritjen e strukturave, si dhe me kontributin që e jep BESA në demokratizimin e vendit dhe ndërtimin e rolit të saj të mirëfilltë opozitar. Ai po ashtu ripohoi se për BESËN është e rëndësishme të përmbushen në përpikëri detyrimet e Marrëveshjes së Përzhinës dhe pastaj vendi të shkojë në zgjedhje të drejta, demokratike dhe korrekte. Përveç kësaj, Kasami e falënderoi Ambasadorin për punën e tij të deritanishme në demokratizimin e vendit dhe kërkoi që edhe më tej të vazhdojë ndihmesa e SHBA-ve për të krijuar kushte për zgjedhje të rregullta, sepse sipas tij, këto zgjedhje duhet të jenë çelësi i të ardhmes demokratike në Maqedoni. Ambasadori, nga ana e tij, e përshëndeti angazhimin e Lëvizjes BESA dhe kontributin e saj në mbarëvajtjen e proceseve demokratike në vend.” përfundojnë nga Shërbimi për informim i Lëvizjes Besa./Telegrafi/

Exit mobile version